Spahiu: Meta është Presidenti më i mirë, mbi palët që në vitin 2013

0
523

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu duke folur për rolin e Presidentit Ilir Meta në zgjidhjen e krizës politike, tha se Kreu i Shtetit ka qenë gjithmonë sipër palëve politike, madje që nga viti 2013, duke mbrojtur interesin kombëtar përpara partisë së tij. I ftuar në emisionin ”Real Story” në News 24, ai tha se:

”Nuk mund të them se Meta është përfaqësues i ekstremit të majtë, por roli i tij është të sigurojë përfaqësimin politik dhe këtë bëri me dekretin e tij për shfuqizimin e 30 qershorit. Meta është presidenti më i mirë që kemi pasur. Madje edhe kur ishte kryetar i Kuvendit, Meta ka qenë mbi palët dhe asnjëherë nuk është pozicionuar për të mbrojtur vetëm interesat e partisë së tij”.

Edhe gazetari Sokol Balla ndau të njëjtin qëndrim, duke thënë se Ilir Meta ishte Kryetari i Kuvendit më i miri i këtyre 30 viteve demokraci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here