Friday, May 3, 2024
Home Aktualitet Tërmetet/ Rama thërret në takim urgjent prefektët, pas tyre takim me grupin...

Tërmetet/ Rama thërret në takim urgjent prefektët, pas tyre takim me grupin e PS, ministrat e kryebashkiakët

0
644

Pas mbledhjes urgjente të qeverisë në mesnatë, kryeministri Edi Rama do të vijojë edhe ditën e sotme takimet e njëpasnjëshme për të marrë masa për tërmetet, në mënyrë që të shmanget ndonjë tragjedi e mundshme në njerëz, por edhe për të riparuar dëmet e shkaktuar deri më tani.

Kështu, në orën 10:00, kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me të gjithë prefektët, në Ministrinë e Mbrojtjes. Menjëherë pas këtij takimi, Rama do të mbledhë urgjentisht grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku të pranishëm do të jenë edhe ministrat e krerët e bashkive.

Tërmetet e forta, që kulmuan pasditen e djeshme me lëkundjen 5.8 ballë të shkallës Rihter, dhe që kanë vijuar gjatë gjithë natës, shkaktuan dëme të mëdha në Tiranë dhe Durrës, duke lënë të lënduar mbi 100 qytetarë, duke shkatërruar mbi 100 banesa e shumë pallate. Deri më tani janë ngritur gjashtë pika emergjence në disa zona të Tiranës, ndërsa pritet të merren të tjera masa në orët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here