Jozefina Topalli do të nderohet nga universiteti ”L.Gurakuqi” me çmimin e karrieres “Alumni 2019”

0
862

 

Ish- kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli do te nderohet nga universiteti “Luigj Gurakuqi” te merkuren e 25 shtatorit me çmimin e karrieres “Alumni 2019”. Politikania e njohur shqiptare qe ka mbajtur poste te larta drejtuese dhe per shume vite ishte numri dy i partise demokratike, ka qene me heret kancelare dhe pedagoge e “Luigj Guakuqit”. Si nje studente ekselente ne matematike, ku Topalli ka spikatur mes te rinjve nga i gjithe vendi, ky cmim padiskutim qe edhe per vete universitetin e Shkodres ka simboliken e vet. Gruaja e pare kryeparlamentare ne historine e Shqiperise ka lindur në Shkodër në nëntor 1963. Jozefina Çoba Topalli kreu studimet e larta në dy fakultete; në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik” në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është master-kandidate në “Studime europiane”. Jozefina Topalli është njohëse mjaft e mirë e gjuhëve angleze, italiane, frënge dhe ruse.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here