Sunday, April 28, 2024
Home Kronika Nga Stambolli në Tiranë, kapen 184 “Iphone” e “Samsung” kontrabandë në Rinas

Nga Stambolli në Tiranë, kapen 184 “Iphone” e “Samsung” kontrabandë në Rinas

0
515

Një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphone” dhe “Samsung” kontrabandë janë kapur në Rinas.

Celularët e padeklaruar nga shtetasi me iniciale K.B., u transportua nga Stambolli.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphone” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B.,”-njofton policia.

Poseduesi i celularëve u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here