Vinin nga Ekuadori, bllokohen dy kontenierë me kokainë në Portin e Durrësit. 1 në pranga, dy në kërkim

0
549

 

DURRËS- Dy kontienierë që ndodhen në Portin e Durrësit po mbahen nën vëzhgim nga policia pasi dyshohet se brenda tyre ka kokainë. Kontenierët u pikasën në portin e Pireut dhe policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare nisi një operacion për të zbuluar destinacionin e drogës.

CNN grek, shkruan se policia greke kishte vënë re dy kontienierë të dyshimtë që po niseshin nga Porti i Pireut drejt atij të Durrësit. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare u bë nisja e kontenierëve mëngjesin e 14 shtatorit nga ujërat greke, në mënyrë që poseduesit e lëndës narkotike që dyshohet se gjendet brenda këtyre kontienierëve të mos kuptonin asgjë.

Kontenierët kanë mbërritur në Portin e Durrësit më datë 17 shtator dhe prej një jave kanë qenë nën vëzhgimin e policisë.

Por vetëm më 20 shtator, tre persona janë afruar pranë tyre. Kur kanë kuptuar që ishin nën vëzhgim, ata kanë tentuar të largohen, por njëri prej tyre u arrestua. Dy të tjerët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Nesër pritet që të hapen kontenierët për të zbuluar saktësisht se çfarë ka brenda tyre, ndërkohë që mediat greke shkruajnë se kanë afërsisht 46 kg kokainë. Gjithashtu mësohet se pikënisja fillestare e këtyre kontenierëve është Ekuadori.

Ndërkohë vetëm 6 ditë më parë janë arrestuar tre punonjës të Portit të Durrësit. Ata dyshohet se kanë lejuar të kalonin një kontenier me drogë. Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për të njëtin grup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here