Bllokohen 1.6 milionë litra gaz,shmangie cilësore

0
505

 

Doganat bllokojnë 1.6 milionë litra gaz të lëngshëm pasi subjekti që i tregtonte është konstatuar me shmangie cilësore, shmangie të procedurave dhe detyrime ndaj shtetit.

Ka qenë vetë Drejtori i Doganave Arlind Gjokutaj që ka inspektuar kontrollet në terren në kuadër të operacionit “Stop informalitetit’.

Pas kontrollit dhe konstatimit për shkeljet, janë bllokuar 1.6 milionë litra gaz një subjekti me 350 mijë euro detyrim ndaj shtetit.

“Subjekti është konstatuar me mangësi të parametrave cilësorë dhe të parametrave teknikë. Po kështu subjekti nuk ka paguar detyrimet e akcizës”, deklaroi Gjokutaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here