Tuesday, May 21, 2024
Home Kronika Drogë në kontenierë me banane, policia zbardh detajet e operacionit

Drogë në kontenierë me banane, policia zbardh detajet e operacionit

0
528

 

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dalë në një konferencë të përbashkët në lidhje me operacionin ndërkombëtar për trafikun e drogës Ekuador-Greqi-Shqipëri. Plot 137 kg kokainë janë sekuestruar nga policia shqiptare. Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu pohoi se pas bashkëpunimit me palën greke, pohoi se dy persona ranë në pranga dhe një u shpall në kërkim.

“Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion, në bahskëpunim me policinë greke e DEA-n në Athinë. Policia e Shtetit organizoi dorëzimin e kontrolluar
U sekuestruan 137 kg kokainë dhe u arrestuar A.B. dhe A.M., 35 vjeç. G.M. në kërkim.
Gjatë hetimeve rezulton se ishin pritësit e lëndës narkotike në portin e Durrës. Këta shtetas bënë të mundur nxjerrjen e një sasie lënde narkotike nga kontejneri dhe dërgimin në një zonë të sigurt. Të gjitha veprimet ishin të mbikëqyrura nga policia, që sekuestroi lëndën narkotike, arrestoi dy shtetas dhe shpalli në kërkim një tjetër”, deklaroi Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here