Falimenton kompania e fluturimeve “Adria Airways”

0
770

 

Kompania e fluturimeve Adria Airways ka shpallur falimentin. Ditën e hënë ajo dorëzoi kërkesën për procedurat e falimentit në Gjykatën e Rrethit Kranj në Slloveni.

“Procedurat e falimentimit u iniciuan nga administrata e kompanisë dhe bazuar në Operacionet Financiare Sllovene, Procedurat e Falimentimit dhe Aktin e Mbylljes së Detyrueshme (ZFPPIPP), i cili detyron menaxhimin e një kompanie në pozicionin e Adria Airways të paraqesë procedurat e falimentimit të kompanisë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Më tej në njoftim thuhet se Gjykata ka një periudhë ligjore tre-ditore brenda së cilës do të vendosë për hapjen e procedurave të falimentimit.

Po ashtu kompania njofton se do të anulojë të gjitha fluturimet e planifikuara për shkak të fillimit të procedurave të falimentimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here