Video/ Policia italiane gjen fermën e marijuanës të krijuar pas kabinës së dushit

0
636

 

Policia italiane gjeti një fermë marijuane pas kabinës së dushit në një banesë private.

Gjatë operacionit ajo sekuestroi rreth 500 rrënjë kanabis në një magazinë rreth 500 metra katror.

Ferma ishte e pajisur me të gjitha mjetet për rritjen e bimëve, duke filluar nga sistemet e ngrohjes, llampa ndriçuese.

Sipas asaj që raportohet, energjia e përdorur për të vënë në punë pajisjet ishte e vjedhur nëpërmjet lidhjeve.

Policia arrestoi pronarin e shtëpisë nën akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike si dhe shpërndarje.

Në shtëpinë e tij u gjetën dhe armë tip pistoletë dhe municione.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here