Saturday, May 25, 2024
Home Kronika Shpërndante kokainë në lokalet e natës, arrestohet 24 vjeçari në Shkodër…

Shpërndante kokainë në lokalet e natës, arrestohet 24 vjeçari në Shkodër…

0
970

Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Club” ka vënë në pranga një person i cili shpërndante kokainë.

Mbrëmjen e kësaj të diele, pas informacione të marra në rrugë operative unoformat blu të Shkodrës, bënë identifikimin lidhur me disa persona që shisnin dhe shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe si rezultat i operacionit policor, u arrestua në flagrancë 24-vjeçari Sirian Reçi, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Arrestimi tij u bë pasi u kap duke i shitur disa personave të tjerë lëndë narkotike kokainë dhe gjatë kontrollit të tij, rezultoi se posedonte me vete tri qese të vogla me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Nga veprimet e kryera nga ana e policisë u sekuestruan gjashtë aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti, dy leje drejtimi shqiptare, një leje drejtimi lialiane, katër qese për përdorimin të lëndëve narkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës narkotike, si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve narkotike kokainë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here