Malaj kritikon ashpër Borchardt: Ti me xhestin tend, më shumë sesa fyeve, u zhburrerove…

0
499

 

Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj në në një shënim në profilin saj në facebook ka kritikuar fuqishëm gjestin e ambasadorit Berndt Borchardt, i cili duke kaluar pranë Drejtorisë së Policisë u nxorri gishtin e mesit protestuesve të Unazës që ndodheshin aty për të kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.

Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj në në një shënim në profilin saj në facebook ka kritikuar fuqishëm gjestin e ambasadorit Berndt Borchardt, i cili duke kaluar pranë Drejtorisë së Policisë u nxorri gishtin e mesit protestuesve të Unazës që ndodheshin aty për të kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.

Gishti tregues!

‘Nga heret e pakta që kam qene ne stadium , per te parë ndeshjet e futbollit, kanë qene ato herë kur ndiqja skuadrën e Vllaznisë, në vitin 2009.Atëherë stadiumi nuk ishte rregulluar dhe për të qendruar në stollat që vet?m stola nuk mund t’i quaje, ishte një sfidë e madhe,po gjithsesi qyetarët që e dashuronin skuadren e tyre dhe ne ato kushte e shijonin ndeshjen.E teksa situata nxehej, ti duhet të pergatiteshe që shumë fjalë me pullë te kuqe do të degjoje nga tifozeria vendase. Loja fillon e nxehet , e teksa kemi zene vend në mes te tifozerisë , nje grup djemsh nisin të nxehen… Nxehen me albitrin e teksa nisen te shajnë, kthejnë koken nga ne … na shohin , e teksa nisen te bertasin , më thonë me gjuhën e tyre melodioze dialektore.:

”ah maj shefe çka na ke ba” ??!!

Unë nuk kuptoj e më pas ata bërtasin : A ke motër mor albitër a?? A ke nan mor albitër??!! A ke grue mor albieter .. mor mizerjet!!!!Të gjithë qeshin dhe unë e kuptoj se tifozën në respketin e prezencës sonë nuk përdorin fjale fyese, ndonëse janë të revoltuar ! M’u kujtuar kjo skene kur po vështroja pamjet filmike dhe sjelljen e neveritshme te nje zotërie ambasador , që duke ecur rrugës me zonjën e tij në krahë, teksa kalon pranë grave – zonja te vendit tim , që protestojnë për bashkëshortët dhe djemtë e tyre , të cilet janë ndaluar nga policia , pasi mbrojnë shtëpite e tyre në Unazën e Re, u tregon gishtin e mesit këtyre zonjave …E ne krahë ka gruan e tij. Cfarë ironie??!! Ambasadori me gishtin e mesit lartë me zonjen ne krahe ??!!!Po zotëri, ti nuk e di cfarë sakrifica kanë bere ato gra per familjet e tyre. Ti nuk e di zoteri dhe as zonja juaj, se cfare do të thotë te lashë shtepinë me gjunjë, të marrësh ushqime me tollon, sic e kanë lare ato zonja para ‘90 e pas saj .Ti nuk e di zotëri çdo të thotë të rrisje femijët me një kg qumësh para ‘90 e më pas. Ti nuk e di, po as dhe zonja juaj, që për të bere gjellen duhet të mbaje radhen per vajguri,  duhet te pastroje furrnelen e vajgurit,  duhet të vije fitilat, pasi te prisje kanatieret e pjesëtarëve të famijes, konsumuara ne formë rripash dhe ti beje fitil. Ti nuk e di zoteri dhe as zonja jote, qe per te larë duhet te vendosje kazanin e të zije rrobat e bashkë me te duhet ti laje e ti shtrydhje me dorë. Ti nuk e di zotëri, po as edhe zonja juaj që dushet ishin me vajguri, e fëmijet tmerroheshin kur ato gratë që i pe atje, i lanin për të mbajtur higjenë e pastërti. Për këto sakrifica e shumë e shumë të tjera, ato gra që protestonin para derës së policise duhen vlerësuar e respektuar  se janë të bukura gjer në dhimbje e të thjeshtat gjer në madhështi.

Po ti dhe zonja jote nuk keni si ta dini???

Po ju dini mire nje gje, ky popull është shumë i respektuar e i duruar . Po ka nje masë. Nuk mund ti prekësh simbolin e familjes , nenen, vajzën, motrën, gruan… Teksa mendoj sesi nervi të sundojë ndërgjegjen tende , ti harrove që ne krahë ti kishe zonjen tende dhe bëre xhestin më të shemtuar , duke u zhburrëruar në sy të gruas tënde!Ti harrove që je djalë i një nene që po të kish parë kete skenë , do t’i kish ardhur turp nga ty!Uroj që mos të jesh gjysh i një mbese , se nuk di si do t’i pergjigjet , kur te pyesi , pse e ngrite gishtin e mesit kur kalove te ato zonjat ( frau) dhe provokove qytetarët autokton të ketij vendi , qe e respektojnë dhe e vlerësojnë dinjitetin e tyre ??!!Kjo është fotoja që do të shoqëroj për të treguar zhburrerimin tend!Dhe në fund, tashmë nuk mund të ulesh në tryezat për te drejtuar politika kundra gjuhës seksiste , apo barazisë gjinore, se të gjithë do të drejtojnë gishtin, jo atë që u tregove ti,  po atë tregues, duke të thene filloje nga vetja.Ti me xhestin tend , më shumë sesa fyeve , u zhburrerove në sy të gruas tende! Në fund; Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.

Kështu u sollët ju zoti Ambasadorë! Kujdes, se pas rrezikut vjen rrëshqitja .. Ruaj gishtat…’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here