Media holandeze: Kaos në Shqipëri. Asnjë progres që nga viti 2014

0
573

Mediat Holandeze kanë botuar gjatë ditëve të fundit një seri shkrimesh lidhur me Shqipërinë dhe procesin e negociatave. Gazeta “Het Parool” ka dërguar në Tiranë gazetarët e saj për të ndjekur nga afër atë që ka ndodhur në Shqipëri.

Në shkrimin e gjatë të gazetës holandeze vihet theksi të fakti që reforma në drejtësi nuk ka ende rezultatet që priteshin.

Gazetarët citojnë raporte të qeverisë së tyre, por dhe ekspertë që kanë intervistuar në Tiranë, të cilët shprehen se që prej vitit 2014 Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në përmbushjen e kushteve.

Gazetarët kanë intervistuar, në kushtet e anonimatit, dhe një gjyqtar që është nxjerrë nga sistemi nga vettingu. Gjyqtari pretendon se reforma është përdorur politikisht dhe edhe pse e nxorën në rrugë, autoritet nuk i kanë dhënë asnjë provë të vetme për akuzat ndaj tij. “Verifikimi i gjyqtarëve duhet, por kush po e bënë? Po e bëjnë ata që janë në pushtet”,-thotë gjyqtari për median holandeze.

Reportazhi vë theksin në faktin se shqiptarët ndjehen europian, por për shkak të kaosit të krijuar, shumica po ikin nga vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here