Tuesday, May 7, 2024
Home Kronika Lezhë, kapet me armë sportive imituese, procedohet penalisht 21-vjeçari

Lezhë, kapet me armë sportive imituese, procedohet penalisht 21-vjeçari

0
1270

Një 21-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap me armë sportive imituese në qytetin e Lezhës.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin tip ‘Audi”,  të të riut me iniciale K. N., uniformat blu i gjetën brenda çantës së dorës një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krëhër dhe një fishek.

“Procedimi i shtetasit me iniciale K. N., 21 vjeç, banues në Lezhë, u bë pasi në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krëhër dhe një fishek,”-njofton policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here