FRONTEX që ruan dhe kufirin shqiptar do të punësojë 10 mijë roje kufiri!

0
572

 

Agjencinë Europiane të Kufijve dhe Rojës Bregdetare, Frontex, ka nisur ditën e sotme, rekrutimin e rojeve kufitare.

Në prill, Bashkimi Europian ra dakord që në qendër të Agjencisë së përforcuar të jenë dhe 10 mijë roje kufitare dhe oficerë kombëtarë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet e lidhura me Shengenin. Ata do të kryejnë detyra të kontrollit kufitar dhe menaxhimit të migracionit për të ndihmuar shtetet e BE-së që përballen me presionin migrator, duke ndihmuar në kontrollet e dokumenteve, mbikëqyrjen e kufijve dhe kthimin e njerëzve që nuk kanë më të drejtë të qëndrojnë në BE.

“Sot është një ditë e veçantë për Frontex, e cila do të çojë në një transformim të vërtetë të agjencisë sonë. Për herë të parë Frontex do të ketë shërbimin e tij të uniformuar, duke punuar nën flamurin e Bashkimit Europian ”, tha drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.

Rojet e para kufitare do të jenë gati për të marrë përsipër detyrat e tyre të reja në janar 2021.

SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here