Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Negociatat/ Parlamenti Europian miraton rezolutën për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Balla:...

Negociatat/ Parlamenti Europian miraton rezolutën për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Balla: Mesazh i shkëlqyer për KE

0
801

Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash rezolutën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bëri i ditur përmes një postimi në twitter nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.

Ndërsa falënderon PE dhe presidentin e saj Sassoli, Balla shkruan se ky është një mesazh i shkëlqyer për Këshillin Europian dhe Komision e Evropës.

“412 nga 578 deputetë (të pranishëm) të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut. Ky është një mesazh i shkëlqyeshëm për Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.” shkruan Balla në një postim në twitter.

Taulant Balla@taulantballa

Thank you @Europarl_EN @EP_President A very big majority 412 MEP-s out of 578 present voted in favour of the Resolution on opening accession negotiations with 🇲🇰North Macedonia and 🇦🇱Albania. This is a great message to @EUCouncil @EU_Commission

See Taulant Balla’s other Tweets

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here