Thursday, December 12, 2019

Kur macet sillen keq, çfarë duan t’ju porosisin

122
0

Te gjithë ata që kanë mace në shtëpi duan të dinë më shumë për sjelljen e tyre.

1- Macja pa arsye fillon të sillet me shumë nervozizëm sapo ktheheni në shtëpi

Macet dinë shumë mirë të identifikojnë energjinë, prandaj ato e kuptojnë nëse jeni grindur me ndonjë njeri jashtë shtëpisë apo dikush ju ka nevrikosur. Sapo të hyni në shtëpi macet me veprimet e tyre ju rikujton se duhet të liroheni nga mendimet dhe emocionet negative.

2- Shikon gjatë në një pikë apo në një vend

Diçka aty nuk i pëlqen dhe në atë mënyrë ju bën me dije që ai vend apo ndonjë objekt kanë energji negative. Mbase ndokush ju ka dhuruar diçka me qëllime të këqija.

3- Sillen me agresivitet apo kafshojnë

Macet janë shumë të lidhura me pronarët, prandaj nuk është për t’u çuditur që i ndiejnë të gjitha emocionet tuaja negative.

4- Kur pronari sëmuret, macja do të kruspullohet pranë tij derisa të shërohet

Dinë shumë mirë të ndiejnë kur diçka nuk është në rregull, dhe duan të jenë gjithmonë pranë jush kur nuk ndiheni mirë. Do të shtrihet pranë jush dhe do të përpiqet t’ju qetësojë derisa të shëroheni, madje do të identifikojë edhe vendin ku ndieni dhembje.

5- Macja gërhet apo shikon pa lëvizur në drejtim të një personi

Nëse në shtëpinë tuaj vjen personi i cili nuk ka qëllime të mira, macja do të gërhasë. Intuita e saj e theksuar do t’ju tregojë ata të cilët nuk ju dëshirojnë asgjë të mirë.

LEAVE A REPLY