Monday, May 27, 2024
Home Politikë Rusia fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Bashkohuni me ne!

Rusia fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Bashkohuni me ne!

0
497

Rusia po përfiton nga pozicioni mosbesues i Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për t’i ftuar të bëhen pjesë e unionit të saj ekonomik. Diplomati rus në BE thotë se vendet e rajonit mund të gjenin mirëkuptim më të madh dhe të ardhme më premtuese në tregun euraziatik.

Rusia ka ftuar Shqipërinë dhe vendet që aspirojnë Bashkimin Europian se integrimi me unionin ekonomik të Moskës mund të ishte zgjidhje më e mirë.

Duke folur në Forumin Ekonomik Euraziatik të mbajtur në Itali, ambasadori i Rusisë për BE-në, Vladimir Chizhov, i drejtoi një mesazh Tiranës dhe Shkupit tani që u janë shtyrë bisedimet për anëtarësim.

Chizhov: “Jam i sigurt se vendet kandidate, të cilave Brukseli sërish u la pezull hapjen e negociatave, do të gjenin më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euraziatik. Perspektivat dhe horizontet janë të qarta, dhe si gjithmonë duhet vetëm vullnet politik”

Bashkimi Ekonomik Euraziatik është një nismë ekonomike e bashkëthemeluar nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani në vitin 2014, për të konkurruar Bashkimin Europian duke i shërbyer një tregu të përbashkët me gati 185 milionë banorë.

Përveç Bjellorusisë, Serbia javën e kaluar u bë i dyti shtet europian që firmosi marrëveshjen për tregti të lirë dhe zëvendësoi paktet dypalëshe me shtetet anëtare.

Ndërsa vendimi u kritikua nga pala europiane, diplomati Vladimir Chizhov tha se kjo tregon thjesht xhelozinë e BE-së ndaj një bashkësie ekonomike që sa vjen e zgjerohet.

Liderët europianë por edhe qeveritarët në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ditë më parë do e cilësonin refuzimin e negociatave për anëtarësim një gabim historik që do të rriste influencat lindore në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here