Friday, May 24, 2024
Home Politikë Rama mbledh drejtuesit e rajonit të veriut, dje u shkri struktura e...

Rama mbledh drejtuesit e rajonit të veriut, dje u shkri struktura e PS Shkodër

0
488

Një ditë pas shkrirjes së strukturës së PS në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e rajonit të veriut.

Në takim janë drejtuesit e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Kukës, deputetë të këtij rajoni si dhe kryetarët e bashkive.

Në fokus të takimet është situata brenda partisë, pasi një ditë më parë takimi në Shkodër u shoqërua me debate të ashpra.

Të deleguarit nga Qendra, Arben Pëllumbi e deputetet Luan Harusha, Senida Mesi dhe Klotilda Ferhati, u përballën me kritika e akuza kryesisht për çështjen e punësimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here