Arta Dade: Rama i humb zgjedhjet, e kanë braktisur edhe socialistët

0
555

 

Ish-deputetja socialiste Arta Dade, e ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News, është shprehur se kryeministri Edi Rama është braktisur edhe nga vetë socialistët.

Sipas ish-ministres së jashtme, kjo gjë favorizon opozitën, e cila sipas saj, i ka të gjitha mundësitë ta mposhtë në zgjedhje kreun e mazhorancës, përcjell Syri.net.

“Duket sikur opozita ka marrë garanci qe të ndërpresë protestat, të përfshihet në reformën zgjedhore sepse ka gjithë mundësitë të fitojë zgjedhjet pasi Rama është braktisur dhe nga socialistët siç u pa dhe në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Dade.

Ish ministrja socialiste shkoi edhe më tej, teksa akuzoi mazhorancën se, në votimet e 30 qershorit, e braktisur edhe nga përkrahësit e saj, u detyrua të mbushë kutitë e votimit.

“Në zgjedhjet e fundit u braktis Rama dhe nga socialistët. Në disa zona, ku unë e njoh mirë fizionominë zgjedhore, kishte mbushje kutish me fletë votimi që kalonin numrin e votuesve”, u shpreh Dade.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here