Surpriza/ Kriza kushtetuese, presidenti Meta fton në takim fondacionin Soros

0
652

Presidenti Ilir Meta vijon me ftesat e tij, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin dhe krizën institucionale që ka kapluar vendin.

Pas ftesës për takim që, kreu i shtetit i dërgoi kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetarëve të partive të koalicionit Opozita e Bashkuar dhe Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, së fundmi Meta fton dhe Fondacionin për Shqoëri të Hapur, SOROS, për një takim javën në vijim.

Ftesat për takime nga presidenti i Republikës vijnë pas përplasjeve me mazhorancës sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë se, përfaqësues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur kanë patur një angazhim të madh sa i përket reformës në drejtësi.

A do ti përgjigjen ftesës së presidentit anëtarët e fondacionit, i cili kohë më parë u sulmua publikisht nga Meta? Kjo mbetet për tu parë në javën në vazhdim… /Syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here