Shqiptarët e kthyer nga Siria, Presidenti Meta: Qendra për rehabilitimin e tyre

0
657

Presidenti i SHqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore, që të ngrenë sa më parë qendra rehabilitimi për riintegrimin e viktimave të fenomenit të ekstremizmit në Siri. Kreu i shtetit vlerësoi rolin e medias në evidentimin dhe vënien në vëmendje të opinionit publik të shqiptarëve që sot ndodhen në Siri.

”Sot rajoni ynë përballet me shumë sifda të përbashkëta në lidhje me kampet në Siri, në të cilët ndodhen fëmijë dhe gra nga disa prej vendeve tona”, tha Meta në konferencën “Feja si instrument për Paqen”, zhvilluar në Tiranë.

Nga ana tjetër, Presidenti tha se ka kampe të tjera në të cilat ndodhen dhjetëra gra e fëmijë shqiptarë dhe nga vende të tjera të rajonit tonë. ”Duhen ngritur urgjentisht qendra rehabilitimi për t’u siguruar që persona të tillë të riintegrohen në shoqëri. Viktimat e këtij fenomeni duhet të identifikohen, të përkrahen në mënyrë që të bëhen pjesë e jetës normale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here