Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare sot në 08:30

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare sot në 08:30

0
459

Presidenti i vendit do mbledhë sot Këshillin e Sigurisë.

Mbledhja do mbahet në orën 08:30 për situatën post-tërmetit në Shqipëri.

Takimin e konfirmoi edhe kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kur tha: “Nuk po humbim shumë kohë se kemi edhe një takim tjetër me kërkesë të Ilir Metës.”

Lajmi për mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare u dha nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi të dielën (1 dhjetor) në një postim në Facebook.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës,”-shkroi Blushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here