E trishtë/ Shtëpia u dëmtua me tërmetin e parë, në komunë më thanë: Nane prit tërmetin tjetër”

0
630

Mbremjen e kaluar emisioni “Perspektive” ne Tv1 Channel i eshte kushtuar banoreve te Durresit te cilet jane prekur nga termetii dates 26 nentor dhe kane ardhur drejt Shkodres per t’u sistemuar per disa kohe. Te intervsituar te gazetares Linda Kavaja ishin nje çift te moshuarish ku mes lotesh kujtojne ate mengjes trondites te 26 nentorit.

“Shtepia jone eshte demtuar qe nga temeti i pare i rene ne shtator. Une shkova ne komune u ankova, erdhen e pane dhe nuk u shqetesuan fare dhe u mbyll me kaq. Pas renjes se termetit kaloj pak kohe dhe nje pjese e tavanit ra plotesisht dhe i vura çelesin asaj dhome.

Pasa kesaj djali merr nje shtepi me qera sepse ishte e pamundur te rrinim me aty, se nuk  kishim me hapesire ku te qendronim sepse njeres nga dhomat i vume çelesin.

Ata te komunes nuk bene me asgje, por me dhane nje pergjigje: “Nane kur te bije termet tjeter”.

Termeti i rene ne mengjes eshte i papershkrueshem per te treguar se çfare kaluam. Lekundjet me levizin nga njeri kervat ne tjetrin dhe pastaj ne toke, aty me ra dollapi i rrobave siper.

Pas gjithe asaj qe kaluam zbritem poshte, mendova qe do ngjiteshim perseri siper, por jo. Tre dite kemi fjetur ne stadium. Dy nete kemi qendruar jashte ne fushe, pastaj na moren dhe na futen ne çader dhe pastaj u sistemuam ne kete hotel ne Shkoder qe e falenderojme per mikpritjen.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here