Ftesa e Ramës, Kryemadhi: E shëmtuar, kërkoi të largonte problematikën e mosveprimit

0
541

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “ Kjo Javë” në News24 u pyet për ftesën që Rama i dërgoi opozitës për  bashkëpunim për të tejkaluar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit.  Ajo tha se ftesa e Ramës ndaj opozitës ishte tërësisht e e shëmtuar. Sipas Kryemadhit, mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm.

Gjithsesi zonja Kryemadhi pati një ftesë nga ana e kryeministrit një ftesë e përsëritur që qoftë mazhoranca, qoftë opozita e bashkuar të jenë bashkë të ulen në tryezë dhe të diskutojnë këtë emergjencë të vendit dhe sigurisht opozita të kontribuojë me pikëpamjet e veta. Reagoi kreu i Partisë Demokratike zoti Basha, unë ju pyes pse ky refuzim.

Nuk ishte refuzim Nisida. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkontë të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndejtur aty pse nuk janë nxjerrë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here