Tërmeti/Priten 17 fletë-arreste në Durrës për ndërtimet e paligjshme

0
537

 

Priten arrestime ne Durres, pas nisjes se çështjes penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e 25 personave vetëm në Durrës. Sipas Panorama, deri me tani jane prere 17 fletearresti qe priten te ekzekutohen, por ende nuk dihen detaje lidhur me personat.

Prokuroria e Durrësit ka nisur, që më datë 29 nëntor, çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e një 25 personave vetëm në Durrës.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here