Sunday, May 12, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Largimi i Malajt për të mbuluar gropën e zezë të Bankës...

Kryemadhi: Largimi i Malajt për të mbuluar gropën e zezë të Bankës së Shqipërisë

0
490

Menjëherë takimit në tryezën e opozitës për lirinë e medias, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli për mediat ku u shpreh se kryeministri Rama po kërkon  largimin e vëmëndjes së mediave nga fatkeqësia e 26 nëntorit.

Kryetarja e LSI-së foli edhe për largimin i Arben Malajt, nga Banka e Shqipërisë dhe zëvendësimi i tij me ndonjë kasnec të Ramës, bëhet për të mbuluar gropën e madhe që është bërë në Bankën e Shqipërisë.

“Largimi i Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë dhe zëvendësimi i tij me ndonjë kasnec të Ramës nuk është gjë tjetër, vecse një lëvizje tjetër politike për të mbuluar gropën e zezë ekonomike që po kalon sot Shqipëria, spostimi i të gjithave fonde e te tjera me radhë, ashtu sikur se mbulimi i mos përballimit të situatës emergjencës civile për sa i përket çështjes së tërmetit të 26 nëntorit”, u shpreh në fjalën e saj Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here