Patozi: Fjala e lirë nuk do të cenohet, media nuk do ta përfillë represionin!

0
483

Në protestën e gazetareve merrte pjesë edhe ish-kryeredaktori i RD, Astrit Patozi, i cili theksoi në fjalën e tij për SYRI.TV se “Qeveria është në emergjencë për tërmetin, nuk është për fjalën e lirë”.

“Ky projektligj, – tha Patosi, –  është gjëja më e keqe që mund të vinte në këtë ditë, është përpjekje e qartë e një qeverie për të kontrolluar të tjerët, shtypin. Lajmi i mirë këtu është se çfarëdo që të ndodhë sot në Parlament, sado ta kenë riparuar ligjin, është se fjala e lirë nuk do të cenohet për meritë të shtypit vetë që nuk do ta përfillë represionin që mund të shkaktojë ky ligj.

Patozi: I vetmi mesazh që mund të kisha për zotin Rama është që gjëja më e paktë që mund të bënte është ta shtynte, që t’i jepte kohë debatit për këtë ligj edhe nga pala e cenuar e të bënte një ligj normal. Qeveria është në emergjencë për tërmetin, nuk është për fjalën e lirë. Sot nëse do të kishte emergjencë, do të ishte reforma zgjedhore, gjykata kushtetuese, por jo ky ligj….”/ar.sh/SYRI.NET

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here