Basha mbledh ish-grupin parlamentar të PD, ja çfarë po diskutohet

0
711

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në këto momente grupin dhe kryesinë e Partisë Demokratike, ndërsa janë zbuluar temat kryesore, mbi të cilat pritet të përqendrohet i gjithë debati sic janë kriza ekonomike, dënimi i deputeti Ervin Salianji, e deri tek PPP-të.

“Gjendja ekonomike dhe kriza politike eshte renduar pas deshtimit te qeverise per te menaxhuar pasojat e termetit dhe perpjekja kriminale per te mbyllur gojen mediave.Rama kerkon t’u mbylle gojen mediave, duke i bere presion kujdo qe hedh drite mbi abuzimin dhe korrupsionin.  Qellimi i Edi Rames eshte mbyllja e gojes se opozites per faktin e vetem se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e ketij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive.  Ervin Salianji mori denim politik, sepse denoncoi perfshirjne ne trafik droge te Ministnte Brendshem. Denimi i Salianjit tregon se si po e perdor Rama drejtesine. Tahiri, qe kanabizoi Shqipërine me Ramen, denohet pune ne sherbim te komunitetit, Salianji qe denoncoi trafikun e droges, denohet me burg. Edi Rama zgjati gjendjen e emergjences jo per t’u ardhur ne ndihme qytetareve, por per te justifikuar mungesen e vullnetit te tij per te plotesuar kushtet e vendosura nga bundestagu, pa te cilat Shqiperia nuk avancon dot ne rrugën”- ka deklaruar Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here