Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Minishengeni, Andoni: Shqipëria nuk mund të diktohet nga Kosova

Minishengeni, Andoni: Shqipëria nuk mund të diktohet nga Kosova

0
550

Analisti Ben Andoni nuk sheh asnjë frikë të Tiranës zyrtare nga Albin Kurti.

Por ky i fundit, thotë Andoni në emisionin “Arena” në RTV Ora, ka një problem të madh me Shqipërinë për garantimin e tregut të përbashkët.

Andoni: Jemi shtet prej më shumë se 100 vitesh. Kosova është shtet i ri. E vetmja frikë është një lloj karshillëku që Albini bën me staturën politike. Por asgjë tjetër nuk e shqetëson Tiranën. Tirana problemet më të mëdha i ka me veten, e shikon veten në pasqyrë dhe nuk matet me asgjë tjetër,  ky është problem shumë i madh. Albin Kurti ka një problem shumë të madh me Shqipërinë sesa i zoti do të jetë të bëjë tregun e brendshëm dhe ky të jetë funksional me Shqipërinë.Zarzavatet e Shqipërisë të kenë treg në Kosovë dhe anasjelltas.

Sa i takon Samitit për minishenghenin, ai thotë se “Shqipëria është shtet i pavarur, Kosova është shtet i pavarur. Shqipëria nuk mund të diktohet nga Kosova dhe as Kosova nga Shqipëria. Jam që ky nuk ishte momenti i duhur për ta bërë në Durrës këtë. Bosnja dhe Mali i Zi në momentin e duhur do ti bashkohen. Shqipëria duhet të kapë kohën.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here