Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Vranësira dhe reshje bore, ja si do të jetë moti sot

Vranësira dhe reshje bore, ja si do të jetë moti sot

0
821

Gjatë gjithë ditës së sotme, e dielë 5 janar 2020, moti do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në të gjithë  zonat malore do të sjellin reshje dëbore por në sasi të pakta.

Sipas MeteoAlb, orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -5°C deri në 13°C.

Era do të vijojë të fryjë deri mesatare, me shpejtësi prej 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim 2 – 3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here