Vau-Dejës/ Qëllon me armë mikun në shtëpi, në pranga 47-vjeçari

0
1205

 

Një 47-vjeçar me iniciale Gj. V., është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt mikut të tij, shtetasit me iniciale P. L. Sipas policise gjithcka ka ndodhur nga nje konflikt i castit dhe se ata miq me njeri – tjetrin.

Vau i Dejës, Shkodër

Qëlloi me armë në drejtim të mikut të vet, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja për jetën.

Vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen dy armë zjarri.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here