Wednesday, May 29, 2024
Home Kronika Ekzekutime pa autor, 17 vrasje mafioze në dy vite

Ekzekutime pa autor, 17 vrasje mafioze në dy vite

0
801

Atentati mafioz i së martës në Rrëshen ndaj Kastriot Reçit, i dyti për këtë vit, pason një seri ngjarjesh mafioze të ndodhura në vend nga viti 2019, ndërsa shumë prej tyre kanë mbetur të pazbardhura.

Gjatë vitit të shkuar nga 57 vrasje, të paktën 15 prej tyre janë kryer në mënyrë mafioze, ku krimi goditi edhe njerëz të drejtësisë.

Grupet kriminale vranë avokatin Ravik Gurra, ndërsa u krye atentat me armë dhe tritol ndaj dy prokurorëve të Durrësit dhe Vlorës, Arjan Ndoj dhe Albert Kuliçi.

Nga vrasës profesionistë u ekzekutuan ish-policët Santiago Malko dhe Arben Bilali, duke vijuar me vrasjen e Ferdinand Polisë dhe vëllezërve Bilali në Shkodër apo dhe atentati ndaj Armando Sulejmanit i njohur si “Çipuri” në Vlorë.

Atentatet mafioze vijuan me ekzekutimin në Lushnje të Besmir Hidës dhe Enver Boriçit.

Në ditët e fundit të vitit që lamë pas ju bë atentat Andi Zylifit dhe Ardit Uruçit në zonën e Elbasanit.

Nga plumbat mbeti i vdekur 23-vjeçari Zylifi ndërsa sipas policisë viktima kishte lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit.

Në fund të 2019, në nisje të vitit 2020, krahas vrasjes me snajper të Kastriot Reçit, një tjetër 47-vjeçar u vra pranë biznesit të tij në Tropojë nga autorë ende të paidentifikuar.

Guxim Gjyriqi u ekzekutua në hyrje të lokalit të tij ndërsa njihet për lidhjet familjare me ish-shefin e policisë së komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj.

Zbardhja e dy atentateve të ditëve të para të janarit dhe vrasjeve të tjera të pa zbardhura nga viti i shkuar duket se do të jenë sfidë për policinë shqiptare.

Organet e rendit dhe të drejtësisë deri tani kanë qenë të pafuqishme në zbardhjen e këtyre serialeve me dhjetëra viktima, duke shktuar dosjet e arkivuara të ngjarjeve pa autorë.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here