Tuesday, May 14, 2024
Home Aktualitet Më 17 shkurt konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë

Më 17 shkurt konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë

0
742

Më 17 shkurt do të zhvillohet konferenca e donatorëve për Shqiperinë, thote presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.

Ajo ndodhet ne nje konference për median me kryeministrin kroat, me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga Kroacia.

Ajo nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore i përmbushën kushtet e vendosura, tani është radha e BE-së për të filluar bisedimet e pranimit

Von Der Leyen: Metodologjia e re e zgjerimit do të prezantohet para samitit të Zagrebit. Hapje e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do jetë paralelisht me reformimin e procesit të zgjerimit.

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian konfirmoi përmes një postiminë twitter

“Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here