Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Rama i vetmi që se do Reformën Zgjedhore, opozita e gatshme...

Kryemadhi: Rama i vetmi që se do Reformën Zgjedhore, opozita e gatshme që të paraqesë propozimet

0
696

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita është e gatshme për të paraqitur propozimet për Reformën Zgjedhore, si një nga 9 kushtet e vendosura për çeljen e negociatave.

Teksa pohoi faktin se ishte në një linjë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha për reformën, Kryemadhi tha se i vetmi që e pengon këtë proces është kryeministri Edi Rama.

“Nuk është përgjegjësia tek numri i votave, por tek puna që bën. Ne angazhohemi për të çuar deri në fund të të gjitha reformave. Duke nisur me reformën zgjedhore, reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat, për t’i hapur rrugë hapjes së negociatave. Procesi i hapjes së negociatave është proces i gjatë. Këshilli Europian i ka bërë të qarta 9 kushtet për Shqipërisë. Siç e ka thënë dhe kryetari Basha, ne si opozitë jemi përpara për të vijuar procesin për reformën zgjedhore. Do të vijojmë punën. Ne jemi të gatshëm për të paraqitur propozimet tona. Ka një njeri që nuk do që kjo gjë të eci, pasi duke mbyllur reformën zgjedhore, Ramës i vinë një gjë tjetër, që janë zgjedhjet. Hapja e negociatave është procesi më i rëndësishme. 17 % e shqiptarëve ikin për shkak të arsimimit. Do t’ja ngjisim këmbët dhe duart Shqipërisë, do ecim përpara. Shqipëria është një vend i pasur, me dashurinë dhe botën e madhe që kanë shqiptarët. Ne kemi si obligim që të ngjallim shpresën. Njerëzit thonë; nuk ka shpresë. Shpresë ka, ka zgjidhje. Ne jemi fokusuar tek denoncimet. Dje pa pikë turpi kishim një kryetar bashkie të Edi Ramës që ishte dënuar në Greqi që ishte rrahur dhe thoshte se; Nuk e mbante mend. Problemi është tek firmat që ka vënë ky person, te tenderat. Ndaj s’do të merremi me këtë mentalitet të tij (të Ramës), por do të flasim hapur..Ka shumë të zhgënjyer nga PS, dhe nga ata që nuk kanë votuar asnjëherë. Duhet të trokasin në duart e tyre dhe tu themi të përfshihen; të marrin fatet e tyre në dorë. Ne si LSI kemi nisur fushatën, hapjen e dyerve të kësaj partie. Për t’ju vënë në dispozicion atë lëvizje dhe investim të 5 brezave. Sa më shumë të jemi në këtë nismë për të rindërtuar vendin tonë, aq më e shpejtë do jetë.”, tha Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-se ne Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here