Saturday, April 27, 2024
Home Kronika E kërcënoi se do ta vriste, gruaja njofton policinë, pranga 50-vjeçarit

E kërcënoi se do ta vriste, gruaja njofton policinë, pranga 50-vjeçarit

0
781

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, banues në Pllanë, me akuzën për dhunë në familje.

Sipas policisë, shtetasi Z. K në mënyrë sistematike ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.

Mbrëmjen e djeshme ajo kishte njoftuar Policinë, e cila ndërhyri për arrestimin.

Gjatë kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë,  një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here