Friday, April 26, 2024
Home Politikë Meta kthen në Kuvend ‘paketën anti-shpifje’, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Konfirmon...

Meta kthen në Kuvend ‘paketën anti-shpifje’, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë

0
582

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të kthyer në vend dy ligjet për të ashtuquajturën ‘paketa anti-shpifje’.

Në një reagim të UGSH thuhet se kjo paketë u refuzua gjatë nga gazetarët si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare dhe se vendimi i Kreut të Shtetit konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Sh.T. Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.
Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e UGSH.

Unioni Fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here