Ndahet nga jeta aktori i famshëm shqiptar, Xhevdet Ferri…

0
1086

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë. Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri në moshën 60 vjeçare.

I lindur në Durrës në vitin 1960, Ferri ishte një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

 Ai ka luajtur në një numër të konsiderueshëm filmash dhe rolesh në teatër. Ndër më të famshmit, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterre”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Në vitet 1995-1999, ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006.

Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here