Bashkëpunimi me DEA-n amerikane, kapen 1.3 tonë kokainë, mediat greke: Të arrestuarit dyshohet se janë shqiptarë

0
969

 

Një sasi prej pothuajse 1,3 tonë kokainë u sekuestrua mëngjesin e së shtunës prej departamentit të anti drogës së Mesolongjit,në bashkëpunim me DEA-n amerikane në Greqi.

Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos.

Deri më tani janë arrestuar disa persona,por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj.

Mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në kabina turistike të zonës, ndërsa ka dyshime se të arrestuarit për ngarkesën në fjalë janë shqiptarë.

ImageImage

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here