Rama: Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike

0
529

 

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë Lindore mbrëmjen e sotme, duke lënë pas dhjetra viktima e qindra të plagosur.

Rama shprehu ngushëllimet e tij ndaj Presidentit Erdogan si dhe popullit turk, duke thënë që do të gjendet pranë tyre.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Kryeministri Rama.

Rama Twitter

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here