Wednesday, May 1, 2024
Home Kronika Plagosi më armë zjarri të riun grek në prag të vitit të...

Plagosi më armë zjarri të riun grek në prag të vitit të ri, pranga 20 vjeçarit shqiptar

0
591

Një shtetas shqiptar u identifikua si autor i plagosjes me armë zjarri i një të riu grek,  në zonën Ladadika në Selanik në prag të vitit të ri.

Mbi 20 vjeçarin identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentavië.

Në shtëpionë e tij në Selanik ku jetonte me qera, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë, 24 fishekë dhe një sasi lënde narkotike.

Incidenti në Ladadikau zbulua kur një 24 vjeçar grek, i plagosur me armë zjarri në këmbë u paraqit në spitalin Hippocrates.

Nga hetimet dhe ekspertizat e kryera nga Departamenti i Sigurisë në Selanik, u konstatua se 20 vjeçari shqiptar ka qëlluar 3 herë mbi viktimën.

Gjatë ndekjes së 20 vjeçarit, policia bëri të mundur arrestimin e 3 bashkëkombasve të tij, përkatësisht, 30, 28, dhe 24 vjeç, teksa 24 vjeçari grek akuzohej për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të policisë, 20 dhe 30 vjeçari banonin ilegalisht në Greqi, teksa një akuzë e dytë që përfshinte grabitjen dhe armëmbajtjen e armës pa leje, ishte në pritje nga hetuesit në Selanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here