Policia e Shtetit publikon emrat dhe fotot e 5 nga 50 personat më të kërkuar në Shqipëri, të dënuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm.
Pesë emrat e parë të publikuar sot janë Dritan Syziu, Altin Arapi, Eduart Kurti, Gentian Tako dhe Gëzim Memeti, që të pestë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.
Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm. #112PoliciaeShtetit
(BalkanWeb)