Pasojat e tërmetit, PD kallëzim penal në SPAK për zyrtarët e lartë të PS

0
671

 

Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal në SPAK për zyrtarët e lartë. Kallëzimi ka lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

PD bën me dije se ka kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre” kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliajn, kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin, si dhe ministren e Arsimit Besa Shahini e ish-kryebashkiaken e Durrësit Valbona Sakon.

Njoftimi i Partisë Demokratike: 

Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion me një kallëzim penal lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Erjon Veliaj, Sandër Lleshaj, Artur Bushi, Vangjush Dako, Valbona Sako dhe Besa Shahini, janë disa nga zyrtarët e lartë publikë të kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për 5 vepra penale: “Shpërdorim detyre” “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, një javë më parë, evidentohet se: “Neglizhenca kriminale e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, duke lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të qëndronin në brendësi të këtyre godinave, të cilat ishin deklaruar të pabanueshme dhe përbenin rrezik serioz për jetën e banorëve, ka sjellë pasojën e rëndë të vdekjes së 24 qytetarëve. Kjo përbën veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese”.

  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here