Drejtori i spitalit, Ardjan Dajti: Për vitin 2019 investimet në spitalin e Shkodrës janë zero…

0
693

Drejtori i spitalit te Shkodres, Ardian Djati i ftuar ne emisionin “Perspektive” te Tv1 Channel duke diskutuar per permiresimin e sherbimeve qe jane bere ne kete spital, theksoj se per vitin 2019 investimet kane qene zero.

Dajti: Ne kemi bere nje projekt per investime per rehabilitimin e sallave te operacionit.  Eshte nje projekt per rehabilitimin e tyre  qe mendojme qe duhet te jene edhe keto salla moderne pasi nuk ka patur invetime qe ne vitin 2001 per to. Te rinovohen aparaturat e anestezise etj. Mendoj qe me kete projekt qe eshte paraqitur jemi diçka me te avancuar. Ne na eshte akorduar nje fond nga ministria dhe kemi marre lejen per te realizuar projektin.

Per hire te se vertetes per vitin 2019 investimet ne spitalin e Shkodres jane zero. Vetem me ato qe jane bere me te ardhurat dytesore. Une shpresoja qe mund te kishim nje rritje te buxhetit, ndoshta edhe situata e termetit mund ta kete reduktuar dhe kjo eshte e kuptueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here