Situata gripale, drejtori i spitalit të Shkodres, Ardjan Dajti: Janë bërë deri në 120 vizita në ditë…

0
640

Drejtori i spitalit rajonal te Shkodres, Ardjan Dajti ishte i ftuar mbreme ne emisionin “Perspektive” te Tv1 Channel ku foli per situaten gripale ne vendin tone dhe menaxhimin qe i eshte bere fluksit te vizitave ne kete spital.

Dajti: Sa i perket periudhes gripale ne vendin tone, tani eshte piku i ngarkeses, ka nje aktivitet teje maset te shtuar. Ka nje rritje te ngarkeses sa i perket virozave gjendjes gripale, qe prek kryesisht femijet. Ka patur dite qe mjeket pediater kane bere deri ne 120 vizita ne dite. Perkeqesimi i kohes dhe ulja e temperaturave ka bere qe edhe te semuret kronike te perkeqesohen ose te rendohet situata.

Nuk kemi patur problematika shqetesuese, perveç nje fluksi te rritur, nje numri te larte vizitash, por nga ekzaminimet ka qene nje situata e menaxhueshme. Keto dy – tre ditet e fundit ka nje tendence ne ulje te numrit te vizitave tek mjeku.

Sa i perket lajmeve sefundmi per perhapjen e semundjes se meningjiti, une nuk kam reference qe te kemi patur raste te kesaj semundje ne spitalin e Shkodres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here