Friday, May 3, 2024
Home Politikë Reportazhi i “Rai3” për kanabisin, Rama publikon qëndrimin zyrtar të Italisë: Fituam...

Reportazhi i “Rai3” për kanabisin, Rama publikon qëndrimin zyrtar të Italisë: Fituam ndaj një gënjeshtre të madhe

0
641

Kryeministri Edi Rama publikon në “Twitter” qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane lidhur me reportazhin e publikuar pak ditë më parë në televizionin “Rai3”, ku thuhej se është rritur kultivimi i kanabisit në Shqipëri

Duke e cilësuar “skandaloz” raportimin e “Rai3”, Rama falënderon autoritetet fqinje, që sipas tij, ndihmuan përditë shqiptarët në luftën kundër kanabisit, por edhe për të fituar ndaj kësaj gënjeshtre.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike🙏”, shkruan Rama.

Në qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane, të publikuar nga kryeministri Rama, thuhet se autoritetet kanë specifikuar se lajmet e bëra publike nga “Rai3” nuk korrespondojnë me të dhënat reale.

“Është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është sqaruar një kronikë e dhënë nga Tg3 në datën 27 janar 2020, ku flitej për një raport të rezervuar të policisë për rritjen e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar. Autoritetet kanë specifikuar që lajmet e bëra publike nga stacioni televiziv TG 3 nuk korrespondojnë me të dhënat reale dhe nuk mund të hedhin hije për efikasitetin real të kontrastit në lidhje me kultivimin e kanabisit dhe rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë viteve të fundit”, thuhet në qëndrimin e autoriteteve italiane.

Edi Rama

@ediramaal

Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike🙏

View image on TwitterView image on Twitter

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here