Çmimet ”Hamit Boriçi”, nderohet Tv1-Channel dhe gazetarët e saj

0
945

 

Ne edicionin e 4 te cmimeve qe unioni i gazetareve shqipatre ne bashkpunim me unionin  e gazetareve te deges Shkoder nderuar me cmimin qe mban emrin e profesorit të gazetarisë 90 vjeçarit Hamit Borici televizionin ”Tv1-Channel ” si nje nder televizionet e para private ne vend. Si dhe u dhane cmime mirenjohjeje per gazetaret dhe spikerat e ketij televizioni Eliona Shkreli, Merisa Gjoni, Linda Doda Kavaja, Briland Boksi dhe Klodian Zhivani. Te ftuar ne emisionin ”Pasdite ne Tv1” rrefejne sesa i rendesishem eshte per ta ky cmim si dhe veshtirsit dhe sakrificat qe nje gazetar kalon gjate punes se tij.

Briland Boksi: Cmimi per ”Tv1- Channel” ishte nje cmim qe unioni gazetareve shqiptare ne bashkepunim me unionin  e gazetareve te deges Shkoder i dhane ketij televizioni per kontributin qe ka dhene ne informinin e njerezve dhe larmishmerine e programacioneve qe ka sjelle per publikun. Ky cmim lidhet  edhe me ”Shkodra Tv1” i atehershme i cili eshte hapur ne vitit 96′ 97′ me veshtersit e asaj kohe ku nisi transmetimiet si televizioni pare lokal i Shkodres.

Eliona Shkreli: Eshte kenaqesi per ne qe u nderuam ne kete edicion te katert qe mblodhi gazetaret me te mire qe ka pasur Shkodra nder vite. Eshte nje vlersim i madh dhe jam emocionuar shume aq me teper kur ai cmimi mu dha nga nje artiste si Justina Alia. Te besh gazetari eshte e veshtire duke menduar kushtet ne te cilat kane punuar, kercenimet qe shume koleget kane marre pavarsisht se sot kohet kane ndryshuar. Nderimi i tyre ka qene nder, privilegj dhe vlersim. E gjithe puna qe koleget bejne sidomos gazetaret e terrenit eshte shume e veshtire aq me teper per femrat , sidomos per ato qe jane nena pasi qe nuk njeh orare.

Merisa Gjoni: Ishte nje nder i  vecante  per mua duke qene se jam tek brezi i fundit i gazetarve . Ishte kenaqesi sidomos ne kete pervjetor te 90 te profesorit të gazetarisë   Hamit Borici, ku ishin pjesmarres edhe emra te shquar te gazetarise shqiptare. Eshte e vertet pjesa e vershtirsive te terrenit dhe orarave pasi nuk i njeh, duhet te jesh gjithmone i gatshem dhe ne vendngjarje.Ne gazetaret e terrenit jemi gjithmone ne pune edhe ne ato momente qe duhet te jemi prane familjeve sic jane festat apo ditet e shenuar ne rrethin familjar. Eshte nje pune qe per femren kerkon dhe duhet te kete shume mbeshtetje edhe nga familjaret gje te cilen une kam pasur  fatin e mire ta kem.

Klodian Zhivani:  Cdo cmim eshte i bukur, por kur vlersohet puna atehere eshte edhe me kenaqesi. Eshte puna me e bukur qe mund te ekzistoje por ne Shqiperi nuk eshte e lehte te besh gazetarin pasi perballesh cdo dite me veshtersi te shumta dhe shpesh here je i paragjykuar. Skemi dite pushimi,raste  apo festa pasi duhet te jemi gjithmone ne gatishmeri por ka edhe feedback-un e vet pasi je gjithmone ne kontakt me njerezit dhe ndjen kenaqesi kur shikon qe u vjen ne ndihme njerezve dhe ne fund puna jote vlersohet .

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here