Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Albin Kurti zgjedh Bashën në vend të Veliaj, anulon takimin me kryebashkiakun

Albin Kurti zgjedh Bashën në vend të Veliaj, anulon takimin me kryebashkiakun

0
744

Takimi i gjatë me kryeministrin Edi Rama, përtej asaj që kishte parashikuar në axhendë, ka detyruar kryeministrin kosovar Albin Kurti të anulojë takimin me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ku do të merrte edhe Çelësin e Tiranës.

Kurtit i duhej të kthehej patjetër në orarin e përcaktuar në Prishtinë për të pritur Minsitrin e Jashtëm italian, ndaj dhe duhet të zgjidhte mes dy takimeve të fundit në axhendë. Mes Veliaj dhe kryeopozitarit Basha ai zgjodhi këtë të fundit.

Pas takimit në selinë blu ata patën dhe një prononcim për mediat.

Kurti: Shqipëria të jetë në nivel të detyrës jo vetëm zyrtare, por edhe historike, për qytetarët tanë që siç e dimë janë edhe me varfërinë më të madhe, edhe me papunësinë më të madhe në rajonin tonë. Është obligim i yni si politikanë kudo që jemi tërë kohën të jemi në shërbim të qytetarëve edhe të Kosovës, edhe Shqipërisë për të ngritur dinjitetin dhe mirëqënien e tyre.

Basha: Për PD dhe opozitën e bashkuar prioritetet e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës janë të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në tregtinë  e lirë, në integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës, për ti dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë dhe në veçanti rinisë, për të ndalur shpopullimin që është shkak i drejtëpëdrjtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar sikundër edhe për angazhimin tonë sot dhe nesër për të vazhduar fuqimisht mbështetjen për njohjet ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë, sikundër dhe për heqjen e vizave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here