Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me Kryemadhin

0
691

 

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin mes Yuri Kim dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Takimi u zhvillua ditën e djeshme në ambientet e LSI-së.

Me një njoftim në faqen e Facebook, Ambasada shkruan se është diskutuar për reformën zgjedhore.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA:

Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt.

Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here