Friday, April 26, 2024
Home Kronika Dy aksidente në Fushë-Krujë dhe Durrës, një i vdekur dhe një i...

Dy aksidente në Fushë-Krujë dhe Durrës, një i vdekur dhe një i plagosur, arrestohen drejtuesit e mjeteve

0
686

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjeteve.

Sipas informacioneve është arrestuar shtetasi M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka aksidentuar me pasojë vdekje në Fushë-Tapizë me datë 12.02.2020, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës,

Nërkohë është arrestuar edhe shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here