Kryepeshkopi Janullatos nderohet çmimin ndërkombëtar, Meta: Kontributi i tij ka ndihmuar në forcimin e harmonisë ndërfetare

0
604

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur sot vlerësimin me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020” të kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatas.

Meta e cilëson një vlerësim të merituar dhe thekson se kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
E përshëndes vlerësimin e merituar të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”, për kontributin e Tij të shquar për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën.

Kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare.

I gëzuar që ky lajm i mirë vjen pak ditë pasi në emër të Shqipërisë i konfirmova Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo se jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e Aleancës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.

Ky vlerësim i rëndësishëm jepet një herë në dy vjet, nga Lëviz

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here